Ish presdienti amerikan Donald Trump është shpallur fajtor ndaj akuzave për abuzim seksual ndaj shkrimtares Jean Caroll.
Gjykata e New Yorkut deklaroi se Trump abuzoi seksualisht me shkrimtaren Caroll në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996 dhe shpifi ndaj akuzave të saj.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Duke qenë se çështja ndaj ish presidentit është e natyrës civile, Trump do të duhet të përballet vetëm me pasoja financiare, konkretisht, 5 milionë dollarë.
Reagimi i ish kreut të Shtëpisë së Bardhë pas vendmit të gjykatës ishte menjëhershëm. Ai pretendon se nuk e njeh fare gruan ne fjale dhe e konsideron verdiktin e gjykatës të turpshëm.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ky vendim shenon heren e parë kur një ish president amerikan shpallet fajtor për sulme seksuale.