Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është “jashtëzakonisht mirë” dhe nuk ka asnjë simptomë të COVID-19, një ditë pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, tha mjeku i tij në një deklaratë të martën.
Mjeku Sean Conley, një komandant i Marinës, tha se një ekip mjekësh u takuan me presidentin të martën në mëngjes.
“Ai kishte një natë të parë të qetë në shtëpi dhe sot ai nuk ka asnjë simptomë. Shenjat vitale dhe ekzaminimi fizik mbeten të qëndrueshme, me një nivel të oksigjenit prej 95-97%”, tha ai, në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë amerikanëve që të mos frikësohen nga koronavirusi, pasi është larguar më 5 tetor ne Uashington në të cilin është trajtuar për tri ditë për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Ai u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos lejojnë që ky virus të dominojë jetët e tyre dhe ka thënë se ky shtet do ta mposhtë atë me “ilaçet më të mira” dhe vaksina.
Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus më 2 tetor.
Presidenti Trump ka shtyrë një mori ngjarjesh pas infektimit, dhe është zotuar se do t’iu rikthehet sërish aktiviteteve.
The post Trump është “jashtëzakonisht mirë” dhe nuk ka simptoma të COVID-19, thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë appeared first on Vizion Plus.