Donald Trump doli para mediave për tiu folur amerikaneve në momentin kur në disa shtete po luftohet vote për votë dhe distance mes tij dhe Biden është e ngushtë.
“Kemi fituar zgjedhjet, por karshi nesh po ndodh një vjedhje. Për këtë arsye do të shkojmë në Gjykatën Supreme. Janë hedhur vota në orën 04:00 të mëngjesit, kjo është e turpshme. Kjo është grabitja më e madhe e popullit amerikan. Gjykata duhet të ndërhyjë.”
Ai falenderoj të gjithë amerikanët.
“Rezultatet e sotme janë fenomenale. Falenderoj amerikanët, ne kemi fituar kudo. Tani do të bëhemi gati të festojmë”.
Ndërkohë zëvëndësi I tij, Mike Pence, tha se republikanet do të jenë të vëmendshëm, për të mbrojtur integritetin e votes deri në fund.
“Besoj se jemi në rrugën e duhur drejt fitores”, u shpreh krahu I djathtë I Trump.