Një ditë para se kongresi të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale
mijëra protestues mbushen rrugët e Uashingtonit ne mbështetje të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Me thirrjen “ ndaloni vjedhjen” mbështetësit e Trump-it u mblodhën në Freedom Plaza pranë Shtëpisë e së Bardhë, duke i cilësuar zgjedhjet si të manuipuluara.
Demonstruesit u përplasën me policinë, ndërsa 6 persona u arrestuan për veprat penale, si mbajtja e armëve dhe municioneve dhe sulm ndaj oficereve te policisë.
Ndërkohë , Donald Trump, përmes një postimi në twitter përshëndeti protestën.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA-së
Advertisement“Uashingtoni po përmbytet me njerëz që nuk duan të shohin një fitore me vota të vjedhura nga Demokratët e majtë. Ata nuk do të marrin më! Ne po ju dëgjojmë dhe ju duam . Bëni Amerikën përsëri të madhe!”
Uashingtoni është përgatitur për protesta të mëdha pas thirrjes së presidentit Trump.
Qytetarët kanë rrethuan bizneset e tyre për t’i mbrojtur nga demonstruesit e dhunshëm.
Ndërkohë kryebashkiakja e Uashingtonit paralajmëroi se trupat e Gardës Kombëtare do të jenë në gatishmërinë për të shmangur përplasjet e mundshme.