Pasi rezultoi negativ ndaj testit për covid 19, presidenti amerikan i është rikthyer fushatës presidenciale në Florida, një shtet kyc në vendimarrjen e kolegjit zgjedhor.
Kreu i shtëpisë së bardhë e nisi fjalimin e tij duke sulmuar kundërshtarin Joe Biden ndërsa më tej vijoi me menaxhimin e pandemisë duke thënë se SHBA kanë arritur të zhvillojnë terapitë më të efektshme kundër virusit.
DONALD TRUMP
AdvertisementPRESIDENT I SHBA
“Në lidershipin tim ne do të shpërndajmë një vaksinë të sigurt dhe do të arrijmë rimëkëmbjen në nivelet që askush nuk do ti besonte. Deri më tani asnjë vend në botë nuk e ka arritur rimëkëmbjen tonë ekonomike, as nuk na është afruar madje. Edhe vetë Organizata Botërore e shëndetësisë pak ditë më parë, e pranoi se Donald Trump kishte të drejtë, e pranoi se izolimi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. E theksoj se kura nuk mund të jetë më e dëmshme se vetë sëmundja. Ja më shikoni mua, unë e kalova, tani jam imun dhe ndihem më i fuqishëm se kurrë. Nuk kam pse të izolohem dhe nuk do të lejoj që tju ndodhë as juve.”
Presidenti Trump do të vazhdojë fushatën edhe në tre ditët e ardhshme në shtetet që konsiderohen thelbësore për sigurimin e 270 votave të kolegjit elektoral që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.
Donald Trump u identifikua pozitiv për Covid-19 rreth 11 ditë më parë dhe u trjatua pranë Qendrës Mjekësore Ualter Reed për katër ditë.
Të Dielën mjeku i tij personal tha se presidenti nuk ishte më një rrezik i transmetimit të virusit tek të tjerët dhe tha se testet e tij më të fundit ishin negative gjatë ditëve të njëpasnjëshme.