Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi Partinë Demokratike dhe të nominuarin e tyre presidencial, Joe Biden, si majtistë radikalë që janë një kërcënim për “ëndrrën amerikane”.

Trump, komentet i bëri gjatë fjalimit të tij, në mbyllje të Konventës Kombëtare Republikane.

Ai ka pranuar nominimin e tij nga Partia Republikane si kandidat për rizgjedhje në postin e presidentit. Kundërkandidat i tij në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor është Joe Biden.

Trump, duke folur në një skenë të madhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, tha se Biden do të “shkatërrojë madhështinë amerikane” nëse zgjidhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trump tha se administrata e tij “kishte kaluar katër vitet e fundit për të përmirësuar dëmin që Joe Biden i shkaktoi si senator dhe nënpresident”, duke shtuar se gjithçka që administrata Trump kishte arritur “tani është në rrezik”.

“Demokratët nuk e shohin Amerikën si kombin më të lirë, të drejtë dhe të jashtëzakonshëm në tokë. Në vend të kësaj, ata shohin një komb të dobët që duhet të ndëshkohet për mëkatet e tij”, tha Trump.

Ai pyeti se si kjo parti mund ta udhëheqë vendin “kur harxhon kaq shumë kohë duke shkatërruar atë?”

Duke folur për pandeminë e koronavirusit dhe çështjet racore, si dy probleme që kanë përfshirë vendin, Trump tha se Biden vetëm do të përkeqësonte grindjet racore mbi sulmet policore ndaj amerikanëve me ngjyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këto zgjedhje do të vendosin nëse ne i mbrojmë amerikanët që zbatojnë ligjin, ose nëse ne i lëshojnë frerët ndaj anarkistëve dhe kriminelëve që kërcënojnë qytetarët tanë”, tha Trump.

“Askush nuk do të jetë i sigurt në Amerikën e Bidenit”, tha Trump.

Trump përsëriti pohimin e tij se Kina është fajtore për pandeminë si dhe premtoi se do të rindërtojë ekonominë nëse rizgjidhet.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë duke “kaluar këtë sfidë” duke ofruar terapi për shpëtimin e jetës si dhe do të prodhojnë një vaksinë deri në fund të vitit, ose ndoshta edhe më shpejt”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trump përfundoi fjalimin e tij duke u zotuar të rrisë arritjet në zhvillimin e energjisë, përparimin teknologjik dhe eksplorimin e hapësirës./R.E.L

The post Trump: Biden është kërcënim për madhështinë amerikane appeared first on Vizion Plus.