Trump bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova.

“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.

Advertisement

Sfiduesi i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.

Më herët gjatë këtij muaji, gjashtë shtete amerikane kanë planifikuar që të organizojnë zgjedhje përmes postës: Kalifornia, Utah, Havaje, Kolorado, Oregon dhe Uashington.

Këto shtete do t’iu dërgojnë votuesve të regjistruar fletëvotimet në mënyrë automatike, të cilat më pas duhet të kthehen mbrapsht në ditën e votimit, ndonëse disa qendra do të mundësojnë edhe votimin tradicional vetëm për raste të jashtëzakonshme.

Advertisement

Rreth gjysma e shteteve amerikane u mundësojnë votuesve të regjistruar që të votojnë me postë, nëse ekziston kërkesa.

Kritikët e votave me postë argumentojnë se njerëzit mund të votojnë më shumë se një herë.

Trump pati thënë në të kaluarën se ekziston rreziku që “mijëra e mijëra persona të ulen në dhomën e dikujt dhe të plotësojnë fletëvotime”.

Megjithatë, nuk ka të dhëna për mashtrime të nivelit të tillë, bazuar në disa studime përgjatë viteve.

Advertisement

The post Trump bën thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy