Donald Trump autorizoi publikimin e të gjithë dokumeteve që lidhen me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, por edhe skandalin e postës elektronuke të demokrates Hillary Clinton.
“Kam autorizuar deklasifikimin e plotë të çdo dhe të gjithë dokumenteve që kanë të bëjnë me KRIMIN e vetëm politik më të madh në Historinë Amerikane, Mashtrimin e Rusisë. Po ashtu edhe skandalin e emaileve të Hillary Clinton. Pa asnjë redaktim!”
Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe autorizoi lëshimin e një numri dokumentesh të lidhura me tw ashtuquqjturin skandal Trump-Rusi, përfshirë shënime të shkruara me dorë nga ish-drejtori i CIA-s John Brennan, i cili shërbeu gjatë gjysmës së dytë të administratës së ish presidentit Obama.
Sipas këtyre shënimeve, Brennan kishte informuar ish presidentin Obama mbi një “plan” të candidates demokrate Hillary Clinton për njollosjen e Donald Trump me akuzat e “bashkëpunimit rus”, një mënyrë kjo për të “zhvendosur vëmendjen e publikut nga rrjedhja e emaileve të saj private”, para zgjedhjeve të 2016.
Vendimi i Trump për publikimin e dokumenteve, vjen nw kulmin e fushatws elektorale dhe pritet tw ndikojw edhe nw kampin rival tw rivalit Demokrat Joe Biden.
The post Trump autorizon publikimin e të gjithë dokumenteve të “Rusia Gate”: Do nxjerrim të gjitha skandalet appeared first on Vizion Plus.