Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga një sulm me thikë që la të vdekur tre fëmijë dhe tetë të plagosur në Southport, Anglia veriperëndimore.

Një 17-vjeçar është arrestuar pas masakrës që ndodhi gjatë një mësimi kërcimi me temë yllin amerikan Taylor Swift. Policia deri më tani nuk ka dhënë asnjë provë për të sqaruar motivet e sulmuesit dhe përsërit se nuk është akt terrorist.

Në Southport, qyteti i vogël bregdetar rreth njëzet kilometra larg Liverpool-it, banorët janë në gjendje shoku: kalimtarët ndalojnë për të lënë lule, karta, kafshë pellushi në Hart Street.

“Nuk mund ta besoj se çfarë ndodhi këtu,” thotë Lynn Hassan. Vajza e saj ishte në një çerdhe pranë në kohën e sulmit. “Fëmijët duhet të jenë të sigurt në klubet e pushimeve… ata duhet të jenë në gjendje të shijojnë pushimet e tyre pa frikë se mos goditen me thikë.”/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";