Një grua australiane që kishte vështirësi të përdorte VC-në në tualetin e saj u trondit kur gjeti katër gjarpërinj brenda tij.
Sofie Pearson, 25 vjeç tha kur shkoi në banjën e saj të dielën e kaluar, asaj iu desh të shtypte fort butonin për të dalë uji nga VC.
“Unë isha pak e hutuar. Kështu që thjesht ngrita kapakun për të kontrolluar se çfarë problemi kishte. Ajo që zbulova ishin katër gjarpëinj që lëviznin aty brenda. Unë i pashë ata dhe për një moment mendova se kjo nuk është e vërtetë.”
Pasi u bëri foto me celularin e saj, e reja telefonoi një mikun e saj për ndihmë.
Ajo tha se dyshonte se gjarpërinjtë kishin hyrë në shtëpinë e saj përmes çarjeve në dërrasat e dyshemesë.
The post Tronditet 25-vjeçarja/ Hap kapakun e tualetit dhe gjen 4 gjarpërinj brenda appeared first on Vizion Plus.