Një prift grek u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. 37-vjeçari, i cili është baba i tre fëmijëve shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.
E abuzura 17-vjeçare ka treguar para hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën ta denonconte.
Ai ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.
Disa prej banorëve u shprehën të befasuar nga ky skandal.
“Prifti është njeri shumë i mirë, i ndihmonte fëmijët, merrej me sport. Ne nuk i besojmë ato që thonë për të. Ai është një njeri i madh. U befasova nga ajo që dëgjova”, u shpreh disa prej tyre.