Policia austriake po heton vdekjet e tre vajzave të reja, përfshirë një foshnje, në një apartament në Vjenë.

Një grua 31-vjeçare telefonoi policinë orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ajo tha se kishte vrarë fëmijët e saj, si dhe donte t’i jepte fund jetës.

Fëmijët i përkisnin moshës 3 vjeç, 9 vjeç dhe 8 muajsh. Vajza e madhe u dërgua në spital, por nuk arriti të shpëtonte. Ndërkohë, policia shtoi se nëna i kishte shkaktuar vetes vetëm disa lëndime të lehta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";