Një krim i rëndë ndodhi në lagjen Bornova të Izmirit, Turqi, pasi një baba 45-vjeçar vrau me armë tre nga katër fëmijët e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Mediat turke raportojnë se ai kishte probleme psikologjike, teksa ishte ndarë nga gruaja.

45-vjeçari ka marrë fëmijët e tij mëngjesin e së martës, duke u thënë se do t’i çonte te nëna e tyre, por i çoi në një ullishte pranë lagjes ku banonin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç u bë e ditur, autori ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë fëmijët e tij të cilët janë goditur me plumba në trup dhe kanë rënë përtokë të gjakosur.

Vajza e tij 11-vjeçare, megjithatë, arriti të shpëtonte veten dhe filloi të vraponte e plagosur, duke raportuar krimin brutal te të afërmit e saj. Babai tentoi t’i jepte fund jetës me armën që përdori për të vrarë fëmijët e tij, ndërsa mediat turke raportojnë se ai është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

Kur autoritetet mbërritën në vendin e krimit, panë një skenë të tmerrshme me tre fëmijë të shtrirë të vdekur, vajza më e vogël vetëm dy vjeç.

Familjarët e viktimës raportuan për mediat turke se autori vuante nga depresioni pasi gruaja e tij bëri kërkesën për divorc, ndërsa sipas informacioneve ai duket se i ka thënë disa kohë më parë se së shpejti do të dëgjojë diçka shumë të madhe. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";