Të paktën tre ushtarë izraelitë u vranë si pasojë e sulmeve me raketa nga Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas.
Raketat e Hamasit kishin kishin për objektivë një zonë ushtarake pranë vendbanimit ilegal të Kerem Shalom në kufirin me Rripin e Gazës, shkruan BBC.
“Tre ushtarë u vranë gjatë sulmit pranë vendbanimit Kerem Shalom sot dhe tre të tjerë u plagosën rëndë”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të shkurtër.
Nëntë ushtarë të tjerë pësuan lëndime që variojnë nga të lehta deri në mesatare, sipas Channel 13 të Izraelit, shrkuan BBC.
Me viktimat e fundit, numri i oficerëve dhe ushtarëve izraelitë të vrarë që nga shpërthimi i luftës tetorin e kaluar ka shkuar në 611. Ndërkohë, 3,344 oficerë dhe ushtarë janë plagosur, përfshirë 1,609 që nga fillimi i operacionit tokësor, sipas të dhënave të ushtrisë izraelite në faqen e saj zyrtare.
Më herët të dielën, ushtria izraelite njoftoi se zona Kerem Abu Salem ishte shënjestruar, duke çuar në mbylljen e kalimit atje për kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Brigadat Al-Qassam thanë të dielën herët se kishin shënjestruar një grumbullim ushtarësh izraelitë pranë vendbanimit Kerem Shalom me raketa me rreze të shkurtër veprimi.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës në shenjë hakmarrjeje për një sulm ndërkufitar më 7 tetor të vitit të kaluar nga Hamasi, i cili vrau rreth 1200 njerëz. Afro 34,700 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica dërrmuese e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe 78,000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Gati shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës ishin në gërmadha, duke shtyrë 85% të popullsisë së enklavës në zhvendosje të brendshme mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, sipas OKB-së.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar tha se është “e besueshme” që Izraeli po kryen gjenocid në Gaza dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë akte të tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët atje./vizionplus.tv/