Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe mbi 19 janë plagosur gjatë tre shpërthimeve në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

Ky është përshkruar si sulmi i parë vdekjeprurës prej kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më shumë se një muaj më parë. Dëshmitarët dhe një anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët kenë thënë se të paktën njëri nga shpërthimit në Jalalabad ka qëlluar një makinë me luftëtarë talibanë.

Në mesin e të plagosurve ka gra dhe fëmijë. Talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, duke larguar nga pushteti qeverinë e përkrahur nga Perëndimi dhe janë zotuar se do të rikthejnë sigurinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nangarhar është qendra e degës së grupit militant Shteti Islamik në Afganistan, (IS-K), e cila konsiderohet armike e udhëheqësve të rinj të Afganistanit.