Trazirat në Kongresin Amerikan/ Mike Pence: Dhuna duhet të ndalet tani, ky sulm nuk do tolerohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trazirat në Kongresin Amerikan/ Mike Pence: Dhuna duhet të ndalet tani, ky sulm nuk do tolerohet

Nënpresidenti Mike Pence bën thirrje që protestuesit të largohen nga ndërtesa e Kapitolit dhe t’i japin fund dhunës.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa”, shkroi Pence në Twitter.

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se është mobilizuar Garda Kombëtare për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Edhe, Prokurori i Përgjithshëm Karl A. Racine i ka bërë thirrje Donald Trump që t’iu kërkojë qytetarëve që të largohen nga Kapitol.

Advertisement

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që menjëherë t’u thotë mbështetësve të tij, të cilët po shkelin rregullat që të heqin dorë dhe të largohen.”

Ndërkohë, raportohet se një grua është qëlluar. Sipas CNN, ajo është qëlluar në gjoks.

Si pasojë e situatës së tensionuar, seanca u pezullua, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan.

Mediat amerikane raportojnë edhe për të plagosur, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh. Protestuesit u përhapën kudo në ndërtesën e Kapitolit, ndërsa policia shoqëroi ligjvënësit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Advertisement

Këto zhvillime erdhën fill pasi presidenti Trump iu drejtua qindra mijëra mbështetësve pranë Shtëpisë së Bardhë, duke përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet u vodhën me manipulime në shkallë të gjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy