Qeveria franceze është detyruar të anulojë një sërë aktivitetesh për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin. Si rrjedhojë, autoritetet kanë bërë të ditur që do të anulohet transporti publik, autobusë dhe tramvaj, pas orës 21:00.
Në të njëjtën kohë do të anulohet dhe koncertet apo aktivitete kulturore të parashikuara.
Advertisement
Gjithashtu, një ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i shitjes së fishekzjarrëve, në mënyrë që protestuesit të mos i përdorin gjatë protestave, ku incidentet kanë qenë të shumta.
Qytetarët francezë po protestojnë prej disa ditësh kundër vrasjes së një adoleshenti nga një efektiv policie.
Advertisement