Një gjykatës federal i SHBA-së ka vendosur që dokumentet e Shtëpisë së Bardhë që mund të implikojnë ish-presidentin Donald Trump në sulmin e 6 janarit në Capitol Hill, mund t’i jepen komisionit të Kongresit që heton dhunën.
Sipas gjykatës, interesi publik konsiston në vullnetin e kombinuar të degëve legjislative dhe ekzekutive për të studiuar ngjarjet që çuan në sulme dhe për të marrë në konsideratë legjislacionin për të parandaluar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Trump kishte argumentuar se materialet mbuloheshin nga privilegji ekzekutiv, i cili mbron konfidencialitetin e disa komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë.
Hetimi po përpiqet të zbulojë nëse Trump kishte njohuri paraprake për trazirat.
Vendimi erdhi në ditën kur 10 ndihmësit e ish-presidentit Trump u thirrën për të dëshmuar para ligjvënësve.
Qindra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit dhe ndërprenë certifikimin zyrtar të fitores zgjedhore të Presidentit Joe Biden më 6 janar të këtij viti.
Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve dëshiron të shohë një grumbull të dhënash telefonike, regjistrat e vizitorëve dhe dokumente të tjera të Shtëpisë së Bardhë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjet që çuan në sulmin ndaj Kongresit.
Ish-presidenti kishte kërkuar një urdhër për mbajtjen e dokumenteve të fshehta.
Por gjykatësja e qarkut amerikan Tanya Chutkan vendosi të martën se Arkivi Kombëtar, agjencia federale që mban të dhënat e Shtëpisë së Bardhë të zotit Trump, duhet të përmbushë kërkesën e panelit.