
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ukrainë, ku një edukatore ka mbytur me jastëk një vajzë 1-vjeçare.
Irina Sukhanova, 51-vjeçe, është arrestuar nga policia në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, nën dyshimin për vrasje, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur edukatorja i vendosë jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vinte në gjumë.
Kjo vogëlushe është mbytur nga të vjellat e saj, sepse fytyrën e kishte të mbuluar me jastëk. E në vend se t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.
Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”.