Tragjike në Itali, 1-vjeçarja ndërron jetë pasi u harrua në makinë nga i ati

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vajzë një vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, pasi ishte mbyllur në një makinë në diell për disa orë.

Sipas mediave italiane, vogëlushja për një gabim tragjik është harruar në makinë nga babai i saj. Kur burri u kthye atje ku kishte parkuar, në Marcon (Venecia), ai e kuptoi tragjedinë dhe kërkoi ndihmë.

Ambulanca mbërriti brenda pak minutash, por nuk mund të bëhej asgjë më shumë për vogëlushen, e cila u dërgua në urgjencë, por tashmë kishte ndërruar jetë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy