Pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari ku nga përplasja e një autobusi humbën jetën 46 persona, ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Me anë të një shënimi në “Twitter” ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa shton se Evropa qëndron solidare në këto momente të vështira.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari.
Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime. Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”, ka shkruar Ursula von der Leyen.
Advertisement