Një zjarr shpërtheu në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, ku humbën jetën 12 persona dhe 11 morën lëndime, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore.

Në njoftimin e administratës së Stambollit, thuhet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet e rinovimit.

Sipas njoftimeve, një shpërthim ka ndodhur në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin përdhes të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur për Ramazan teksa po rinovohej. Pas shpërthimit ka rënë zjarr në lokalin e natës. Ndërsa zjarri u përhap, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym. Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";