Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Meksikë, ndërsa një tren po udhëtonte në të.
Referuar mediave të huaja, nga treni u shkëputën disa pjesë, që shtypën disa makina që ndodheshin në rrugën poshtë mbikalimit.
Advertisement
Kryetarja e bashkisë, Claudia Sheinbaum tha se 20 persona u konfirmuan të vdekur dhe rreth 70 të tjerë të plagosur. Por autoritetet thonë se ekziston frika që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet.
Advertisement