Kinë– Shembja e një tende në një park, i cili u godit nga rrufeja gjatë një stuhie ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur dhjetë të tjerë, raportojnë mediat shtetërore.
Aksidenti ndodhi dje të dielën në Changzhou (lindje), një qytet rreth 150 kilometra në veriperëndim të Shangait.
Dhjetë personat që u plagosën janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua. Një hetim mbi aksidentin është duke u zhvilluar, tha transmetuesi publik kinez CCTV .
Kina është përballur me ngjarje ekstreme të motit muajt e fundit, veçanërisht shira të dendur në lindje dhe jug të vendit, ndërsa pjesa më e madhe e veriut është goditur nga nxehtësia dhe thatësira e pazakontë.
Ndryshimet klimatike, sipas shkencëtarëve për shkak të emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë, i bëjnë fenomene të tilla meteorologjike më të shpeshta dhe më të rënda./vizionplus.tv