Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, në provincën e Parmës.

Ka qenë motra e saj 17-vjeçare që ka bërë zbulimin tragjik para orës 8 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediet italiane.

Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për të riun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Automjeti mjekësor dhe ambulanca e Kryqit Blu ndërhynë në vendngjarje, në një shtëpi në via Cantini, në qendër të qytetit.

Hetimet i janë besuar policisë.

Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak që e ka goditur trembëdhjetë vjeçarin në gjumë. Autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";