Policia gjermane ka gjetur pesë persona të pajetë në një shtëpi në Koenigs Wusterhausen, në jug-lindje të Berlinit. Nga viktimat, tre ishin fëmijë, të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç, si dhe dy të rritur, rreth 40 vjeç.
Hetuesit dyshojnë se ata janë vrarë, pasi në trupat e tyre janë konstatuar plagë plumbash dhe thike.
Advertisement
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e krimit.