Rritet bilanci i të vdekurve dhe plagosurve në Liban. Nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Bejrutin pasditen e kësaj të marte, raportohen deri më tani 50 të vdekur dhe mbi 2.700 të plagosur.
Ndërkohë, kryeministri Hassan Diab e shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare, pas shpërthimit masiv në zonën e portit të Bejrutit.
Sipas mediave ndërkombëtare, mendohet se shpërthimi ndodhi në një depo me mjete piroteknike, duke shkatërruar një sërë ndërtesash.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohen ndërtesa të shkatërruar, rrugë të mbuluara më xhama dhe njerëz të gjakosur.
Advertisement
The post Tragjedi/ 50 të vdekur dhe mbi 2700 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut appeared first on Vizion Plus.