Nëntë persona janë arrestuar në Mal të Zi, pasi ishin të dyshuar për kontrabandën e rreth 2,5 ton kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë dhe Australi në tetor 2020 dhe qershor 2021, ndërsa gjashtë të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim.

Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi njoftoi se dyshohet që V.U. dhe R.Z. ishin organizatorët e kontrabandës së 1570 kilogramëve kokainë me anije nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi në tetor të viti 2020, si dhe 900 kilogramë në qershor të vitit 2021.

“Provat e mbledhura tregojnë se gjatë viteve 2020 dhe 2021, anëtarët e këtij grupi kriminal kanë trafikuar gjithsej 2,47 ton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Australisë”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

Nëntë të dyshuarit njiheshin tashmë nga autoritetet, pasi ishin paraqitur në një sërë hetimesh të mëparshme për trafikun e drogës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";