Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën duke transportuar drogë. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti tip Audi ku u gjetën dy doza kokainë, një pistoletë të fshehura në kroskotin e mjetit.

Pas kontrollit në mjet, policia vijoi edhe kontrollin në banesën e drejtuesit të makinës.

Pasi shkuan në banesën e të riut, atje ndodheshin edhe disa të rinj të tjerë po ga Shqipëria të cilët tentuan të fhshein një çantë të mbsuhur me 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.

Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces. Tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Spini di Gardolo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";