Ebrahim Raisi siguroi mjaftueshëm vota në zgjedhjet e të premtes për t’u shpallur presidenti i ardhshëm i Iranit. Por ai, referuar mediave të huaja, ka një histori të përgjakshme të zhytur në vrasje dhe ekzekutime.

 

Raisi ndryshe njihet me nofkën “Kasapi”, që mori në vitet 1980, kur u akuzua se ishte i përfshirë në ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë. 60-vjeçari që do të ulet në karrigen e presidentit do të marrë pushtetin muajin tjetër, kur lideri në largim, Hassan Rouhani të dorëzojë detyrën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktivistët e opozitës pretendojnë se ai vetëm do ta shtyjë Iranin larg Perëndimit mes tensioneve të vazhdueshme, përhapjen e gjakderdhjeve dhe terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme.

 

Ai thuhet se ka urdhëruar torturimin e grave shtatzëna, ka hedhur të burgosur nga shkëmbinjtë dhe ka sulmuar njerëz me kabllo elektrike. Raisi ka edhe besimin e udhëheqësit supreme të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";