
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shkarkuar nga detyra shefin e shërbimit të burgjeve, pas publikimit në rrjetet sociale të disa pamjeve ku shfaqeshin të dënuarit ndërsa torturoheshin dhe dhunoheshin seksualisht.
Shkarkimi i Alexandër Kalashnikov hyri në fuqi menjëherë pas publikimit të dekretit të Putin dhe vendin e tij e zuri Arkady Gosteve, i cili më parë ka shërbyer si ish-zëvendësministër i Brendshëm.
Advertisement
Ky vendim erdhi pasi Shërbimi i Burgjeve muajin e kaluar shkarkoi pesë zyrtarë të lartë, ndaj të cilëve u hap dhe procedim penal, pas incidenteve në burgun e Saratov.
Kushtet e këqija në burgjet ruse i ka denoncuar para disa muajsh dhe opozitari Alexei Navalny.
Advertisement