Ndërkohë që talebanët merrnin nga dita në ditë provincat e Afganistanit, një grup prej 20 vetash nga Forcat Speciale (SAS) të ushtrisë britanike kishin ngecur pas linjave të armikut në zonën e Kandaharit në Afganistan duke bërë që eprorët e tyre të jepnin alarmin.

Ngjarja ndodhi fill pasi talebanët morën Kandaharin, ndërsa u njoftua sëfundmi nga ushtria britanike.

Situata ishte e rrezikshme pas këto trupa gjendeshin qindra kilometra larg grupit tjetër të ushtarëve britanikë në Kabul.

Për të shpëtuar 20 efektivët e forcave special SAS, nga një bazë ajrore në Dubai u ngrit gjatë gjatës një avion Hercules, të cilit tashmë i duhej të ulej në shkretëtirë dhe jo në një aeroport normal pasi ai kontrollohej nga talebanët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avioni fiku menjëherë sinjalin e vendndodhjes sapo u afrua në hapësirën ajrore të Afganistanit duke u ulur disa dhjetra kilometra në jug-perëndim të Kandaharit për të marrë ushtarët e ngecur aty.

Siç duket edhe nga harta e nxjerrë prej FlightRadar, avioni i rishfaq në radarë pasi doli nga hapësira ajrore e Afganistanit duke nxjerrë shëndoshë e mirë 20 ushtarët prej andej.