Viena është tronditur mbrëmjen e kësaj të hënmë nga një ngjarje e rëndë me sfond terrorist, të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi të organizuar nga disa persona në afërsi të një sinagoge.
Mediat lokale thonë se një nga agresoret është vrarë ndërsa një tjetër është arrestuar.
Advertisement
Në afërsi të ngjarjes është dëgjuar edhe një shpërthim u fuqishëm. Mes viktimave deri tani raportohet edhe një polic. Sipas ministrit të Brendshëm Karl Nehammer, bëhet fjalë për një atentat të organizuar nga disa persona.
Advertisement