Zjarret vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara u kanë marrë jetën disa persona personave e dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.
Vetëm këtë të premte, zjarrfikëset kanë gjetur 7 trupa në Kaliforninë Veriore, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën në Oregon.
Vatrat e mëdha që janë ende aktive kane detyruar gjysmë milioni njerëz të braktisin shtëpitë e tyre. Vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.
QYTETAR
“Zjarri erdhi shumë pranë, dhe u përpoqëm të shpëtonim vetëm gjysmën e kafshëve tona, nuk mundëm të marrim dot pjesën tjetër. Na u desh të vraponim, arritëm të ikim. Unë jam 55 vjeç dhe sot kam mbetur i pastrehë”
Advertisement
Një familje u detyrua të futej në liqen për të shpëtuar
.
QYTETARE
Advertisement“Duket sikur ky është fundi i botës dhe është me të vërtetë e frikshme. Më duket sikur jam njeriu i vetëm i mbijetuar dhe kjo më bën të ndihem e pafuqishme përballë asaj që ka ndodhur në shtetin tim”
Në Kaliforni mijëra shtëpi e biznese janë shkatërruar, ndërsa qindra mijëra hektarë janë shkrumbuar.
Në të gjithë vendin dhjetëra mijëra zjarrfikës po vijojnë luftën për vënien nën kontroll të flakëve shkatërrimtare.
The post Tmerr në SHBA/ Gjysmë milioni braktisin shtëpitë nga zjarri, disa viktima appeared first on Vizion Plus.