Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga një tjetër sulm në shkolla.

 

Këtë herë kanë mbetur të vrarë dy persona e plagosur pesë të tjerë, ndërsa të shtënat u regjistruan gjatë një ceremonie diplomimi të disa studentëve të një gjimnazi në Virxhinia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studentët u terrorizuar dhe vrapuan në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave, por fatkeqësisht disa prej tyre nuk mundën.

 

Viktimat ishin një 18-vjeçar, pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar, njofton policia. Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim, sipas autoriteteve, ndërsa një tjetër person u gjet i armatosur me një pistoletë dhe fillimisht u ndalua, por policia tani beson se ai nuk ishte i përfshirë në sulm.

 

Të shtënat ndodhën në Monroe Park pasi ceremonia kishte përfunduar në kampusin e Universitetit të Commonëealth të Virxhinias.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";