Thriller me presidentin iranian, ende asnjë gjurmë nga helikopteri, ushtria iraniane “në këmbë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Thriller me presidentin iranian, ende asnjë gjurmë nga helikopteri, ushtria iraniane “në këmbë”

Helikopteri me të cilin po udhëtonte presidentin e Iranit Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian është përfshirë në një aksident, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Helikopteri me të cilin po udhëtonte lideri i vendit ishte i shoqëruar nga dy helikopterë të tjerë. Sipas raportimeve  një nga tre helikopterët bëri  “ulje  emergjente” si pasojë e mjegullës nga moti i keq.

Ministri i Brendshëm iranian, Ahmad Vahidi tha se ekipet e shpëtimit po punojnë për të arritur në vendin ku helikopteri bëri uljen emergjente.

Por ekipet e shpëtimit po hasin vështirësi për shkak të motit të keq. Raisi ishte duke udhëtuar për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran- Azerbajxhan, sipas mediave lokale, shkruan BBC.

Advertisement

Ministri i brendshëm e përshkroi incidentin si “ulje e ashpër”, por nuk tregoi kush ishte në helikopter. Në deklaratat e tij, Ministri i Brendshëm iranian Ahmad Vahidi konfirmoi informacionin se Raisi dhe shoqëruesit e tij ishin në më shumë se një helikopter, njëri prej të cilëve bëri një ulje të rëndë për shkak të kushteve të këqija atmosferike në zonë.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e shpëtimit, por për shkak të kushteve dhe terrenit të vështirë, do të duhet pak kohë për të arritur në vendngjarje.

Ekipet e shpëtimit ende nuk kanë kontaktuar me karvanin e helikopterëve

Moti i keq – me mjegull të dendur dhe shi – po pengon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të arritur në vendin helikopteri bëri uljen emergjente.

Advertisement

Gjendja e personave në bordin e helikopterit mbetet e panjohur për momentin, ndërsa raportohet se ende nuk është arritur asnjë kontakt.

Televizioni shtetëror raportoi se ekipet e shpëtimit kanë tentuar të arrijnë te zona e incidentit, mirëpo janë duke u penguar nga kushtet e këqija atmosferike.

Në atë zonë është raportuar për shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë. Raisi ishte në Azerbajxhan të dielën, për të inauguruar një digë, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kjo digë është e treta që ndërtojnë dy vendet mbi lumin Aras. Irani ka disa helikopterë, mirëpo sanksionet ndërkombëtare e vështirësojnë ndërrimin e pjesëve të tyre.

Advertisement

Flota ushtarake ka pajisje që datojnë prej periudhës para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Raisi, 63-vjeçar, është zyrtar i linjës së ashpër që paraprakisht ka udhëhequr sektorin e gjyqësorit.

Ai është i afërt me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa analistë sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë liderin 85-vjeçar, pas vdekjes së tij, apo heqjes dorë nga pushteti.

Raisi është sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e tij në ekzekutimet masive të mijëra të burgosurve politikë më 1988, në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak. Nën udhëheqësinë e Raisit, Irani tani pasuron uranium në nivele të larta dhe shmang inspektimet ndërkombëtare./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy