Ka shkuar në 70 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi.
Ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë për 47 personat e tjerë që rezultojnë ende të zhdukur. Përmbytjet kanë shkaktuar kaos të madh në provincat turke përgjatë Detit të Zi.
Shira të rrëmbyer goditën provincat Bartin, Kastamonu dhe Sinop në brigjet e Detit të Zi, duke shembur shtëpi, duke dëmtuar të paktën pesë ura dhe duke marrë me vete makina e objekte të tjera.
Gjeologët thonë se aty ku dëmet kanë qenë më të rënda, ndërtimet kanë sjellë ngushimin e shtratit të lumit dhe të luginës ku përhapen ujërat gjatë përmbytjeve të lumit Ezine, duke e çuar nga 400 metra në afro 15 metra gjerësi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";