Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në qendrën e koncerteve Crocus në Moskë të premten mbrëma ka arritur në 140, pasi një nga personat që kishte mbetur i plagosur dhe ishte shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, nuk ia doli dhe ndërroi jetë sot, deklaron ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murasko .
Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.
Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.
Katër persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve Krokus, duke qëlluar drejt njerëzve dhe duke i vënë flakën sallës./vizionplus.tv/