“The Times” raporton se më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin Volodimir Zelensky dhe qeverinë e tij.
Grupi Wagner, i drejtuar nga një prej aleatëve më të afërt të Presidentit Putin, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të një bonusi të madh financiar.
Advertisement
Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli shtetrrethimin 36-orësh.