“The Sun” ngre alarmin: Mes të evakuarve nga Afganistani po infiltrohen terroristë, po përgatiten për sulme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“The Sun” ngre alarmin: Mes të evakuarve nga Afganistani po infiltrohen terroristë, po përgatiten për sulme

Terroristët po përpiqen të infiltrohen në fluturimet e evakuimit nga Afganistani e t`i drejtohen Britanisë për të organizuar sulme, paralajmëron “The Sun”, duke cituar ministrin e forcave të armatosura, James Heappey.

“Ekstremistët duan të shfrytëzojnë kaosin në Kabul, ku trupat tona janë sakaq në gadishmëri të lartë nga ndonjë sulm kamikaz i Shtetit Islamik“, vazhdon gazeta e njohur.

Heappey tha për radio 4 të BBC-së se “do të donin shumë që thjesht të hapnin portat e t’i linin njerëzit të kalonin me ritme shumë të shpejta.

Por në këto momente që flasim, ka njerëz që janë përpjekur të marrin avionët drejt Britanisë të cilët i kemi verifikuar dhe pamë se figurojnë në listat e personave që nuk u lejohet fluturimi në vendin tonë”.

Advertisement

Ministri shtoi se i kanë shtuar kontrollet sepse ka persona që duan ta shfrytëzojnë situatën e krijuar për të arritur të hyjnë në tokën angleze e për të na dëmtuar.

Heappey shtoi se ushtarët britanikë nuk ishin përfshirë në të shtënat e një dite më parë në aeroportin e Kabulit, ku të paktën 7 afganë gjetën vdekjen të shtypur nga turma e njerëzve në panik.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy