Zjarret që përfshinë Athinën shënuan edhe një viktimë.  Në tualetin e biznesit ku punonte, një 65-vjeçare humbi jetën si pasojë e zjarrit. Ajo ndodhej në tualet pasi kishte tentuar të mbrohej.

Gruaja kishte punuar për më shumë se 20 vjet në biznesin në fjalë. Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.

Fjalët e saj të fundit para se të ndahej nga jeta

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjem, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar…”, tha një nga kolegët e saj, shkruan Protothema.

Gruaja fatkeqe nuk arriti të dilte nga biznesi. Shkatërrimi është total. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e tavanit është shembur.

65-vjeçarja kishte ardhur nga Moldavia në Greqi për një “ardhme” më të mirë. Trupi i saj mbrëmjen e djeshme nga zjarrfikësit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";