Në Institutin e Virologjisë në qytetin Wuhan, ku shpërtheu koronavirusi, janë identifikuar tre lloje të ndryshme koronavirusësh nga lakuriqi i natës.
Drejtori i institutit,Wang Yanyi, është shprehur për televizionin shtetëror kinez, se asnjë nuk përputhet me virusin që po merr mijëra jetë njerëzish. Ai vijoi më tej duke thënë, se akuzat e presidentit amerikan, Donald Trump, se virusi doli nga laboratori kinez, janë lajme të fabrikuara.
Në një intervistë të regjistruar më 13 maj, por të transmetuar të shtunën, ai u shpreh, se në institut ndodheshin disa lloje të ndryshme virusesh nga lakuriqët e natës.
“Ne kemi tre lloje koronavirusësh, por ngjashëria më e lartë e tyre me “Sars-Cov2 është 79.8%”, u shpreh Yanyi.
Ai i ka qëndruar tezës së autoriteteve shtetërore kineze, se virusi ka ardhur nga tregu i kafshëve në Wuhan dhe nuk ka dalë nga ndonjë laborator. Presidenti amerikan, Donald Trump ndërkohë ka akuzuar Kinën se nuk mori në kohë masat për koronavirusin, si dhe nuk e dha në kohë informacionin.