Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një hoteli në qytetin Suzhou të Kinës, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Autoritetet po kërkojnë për të paktën 9 persona të zhdukur nën rrënoja.
Advertisement
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar një ekip për të ndihmuar në punën e shpëtimit.
Pjesa që u shemb ishte tre katëshe, ndërsa një faqe për rezervime në internet tha që hoteli kishte 54 dhoma.
Advertisement