Tetë persona – gra dhe fëmijë – u vranë herët sot në sulmet ajrore pakistaneze në dy provinca afgane pranë kufirit të përbashkët të dy vendeve, tha zëdhënësi i qeverisë talibane, Zabihullah Mujahid.
“Aeroplanët pakistanezë bombarduan shtëpitë e civilëve në provincën Paktika duke vrarë gjashtë njerëz, ndërsa në provincën Khost dy gra u vranë”, tha zëdhënësi.
Afganistani i dënon pa mëdyshje këto sulme, vazhdoi zëdhënësi, duke denoncuar shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendit të tij.
Pasi talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, tensionet kufitare midis dy vendeve janë përshkallëzuar. Pakistani pretendon se grupe të armatosura si Talibanët e Pakistanit (TTP) kryejnë sulme të planifikuara nga toka afgane përgjatë kufirit. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";