Edhe personat të cilët rezultojnë negativë në testet e antitrupave, mund të kenë kaluar Covid 19. Ekspertët kanë ngritur dyshime mbi këto teste, të cilat tregojnë nëse keni qenë të infektuar dhe këtë e bëjnë përmes pikasjes së antitrupave nga gjaku i marrë në gisht.

Sipas shkencëtarëve, disa persona mund ta kenë luftuar sëmundjen vdekjeprurëse me qeliza T në vend të antitrupave. Limfocitet T janë pjesë e përgjigjes tre fazëshe të trupit ndaj një infeksioni. Të ashtëquajturat qeliza “ imune jospecifike”, reagojnë menjëherë ndaj cdo trupi të huaj. Ato marrin dy forma: qeliza T “ ndihmëse” dhe qeliza T “ vrasëse”, shpjegojnë mediat britanike.

Të fundit e sulmojnë virusin direkt, dhe nëse ai i shpëton atyre, vjen linja e mbrojtjes, me qelizat T ndihmëse. Kjo është faza e tretë dhe këtu krijohen antitrupat. Por sipas ekspertëve, mund të ndodhë që virusi të goditet që në dy fazat e para dhe kështu, nuk mbeten shenja të luftës ndaj tij në gjak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky pretendim vjen në kohën kur vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar më mirë reagimin imunitar ndaj sëmundjes së re, si dhe ato për gjetjen e një vaksine që të mbrojë nga koronavirusi. Kompani të ndryshme nëpër botë janë vënë sakaq dhe në garë për krijimin e saj, por ndërsa kjo mund të kërkojë shumë kohë, vazhdojnë dhe përpjekjet për gjetjen e një medikamenti.