Terrori sot në Francë/ Dy prej viktimave iu pre koka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrori sot në Francë/ Dy prej viktimave iu pre koka

Franca u trondit paraditen e kësaj të enjte nga një tjetër ngjarje shumë e rëndë.

Tre persona u theren më thikë dhe disa të tjerë u plagosen pasi në orën 09:00 brenda murit rrethues të kishës Notre -Dame ne Nicë, një person që mbante thikë në dorë qëlloi me radhë cdokush që I dilte përpara.

Mediat franceze raportojnë se një 70 vjecari që punonte si kujdestar i kishes iu pre koka, ndërsa një grua që ishte qëlluar në fyt gjeti vdekjen pak metra larg kishës në afërsi të një lokali.

Edhe viktima e trete ishte një grua, trupi I së cilës u gjet brenda kishës.

Advertisement

Sulmuesi që është identifikuar me emrin Brahim u qëllua nga policia dhe më pas u arrestua.

Ai I ka rrëfyer policisë se ka vepruar I vetëm.

Kryebashkiaku I Nicës tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist pasi dëshmitarët kishin dëgjuar autorin të bërtiste “Allah Akbar”.

Sulmi vjen menjehere pas retorikave të ashpra të presidentit Francez dhe ripublikikimit të karikaturave të Muhamedit në revistën franceze Charlie Hebdo.

Advertisement

4 vjet më parë Nica ishte troditur nga një sulm makabër terrorist në shëtitoren e qytetit ku një kamion shtypi për vdekje 86 persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy