Kryetari i Bashkisë së Petranjës në Kroaci, Darinko Dumbovic e krahasoi tërmetin e rënë me bombën e Hiroshimës. Sipas tij, dëmet janë të mëdha, aq sa i ngjajnë shkatërrimeve pas bombës bërthamore. Teksa deri tani janë konfirmuar tre viktima nga lëkundjet e tërmetit, kryebashkiaku u shpreh se mes tyre është edhe një fëmijë.
“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Është si Hiroshima. Kemi edhe një fëmijë të vdekur nga tërmeti. Ne kemi nevojë për zjarrfikës e për ndihmë.”
Advertisement
Mediat e huaja raportojnë se e mitura që ka humbur jetën është një vajzë 12-vjeçare. Tërmeti shkaktoi panik në Zagreb dhe radhë kilometrike të trafikut të makinave. Qytetarët janë në rrugë, ndërsa u bëhet thirrje të qëndrojnë larg ndërtesave të larta.