Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi në afërsi të Lamont, Kaliforni mbrëmjen e së martës.
Sipas medieve të huaja, tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, duke përfshirë Los Anxhelosin.
Të paktën 30 pasgoditje më të vogla, me magnitudë midis 2.5 dhe 4.5 të shkallës Rihter, u ndjenë në zonë gjatë orëve së ardhshme, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Notable quake, preliminary info: M 5.3 – 23 km SW of Lamont, CA https://t.co/TmA04hMubp
Advertisement— USGS Earthquakes (@USGS_Quakes) August 7, 2024
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti kryesor nuk shkaktoi dëme ose shkatërrime të mëdha. Fatmirësisht nuk raportohet as për persona të lënduar./vizionplus.tv