Një tërmet me magnitudë 5.9 ka goditur krahinën lindore të Bingolit në Turqi, duke lënë 1 të vdekur dhe 18 të plagosur deri më tani.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se pasditen e sotme në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, të cilët po ndjekin nga afër situatën.

Një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën. Ndërkohë raportohet edhe për shtëpi të shembura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik