Tërmeti/ Gruaja del pas 108 orësh nga rrënojat, habit me fjalët: Nëse burri im s’është gjallë, nuk e dua jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti/ Gruaja del pas 108 orësh nga rrënojat, habit me fjalët: Nëse burri im s’është gjallë, nuk e dua jetën

Edhe pse shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja po shuhen, lajme të mira vijnë nga Turqia.

 

Një grua 62-vjeçare në Turqi është shpëtuar pas 108 orëve e mbetur nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit nga Koreja Jugore mundën të shpëtonin 64-vjeçaren, Selma Guneş pas kërkimeve të vështira. Pyetja e parë e saj pasi doli nga rrënojat ishte nëse bashkëshorti i saj ishte gjallë.

 

Advertisement

 “A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.

 

62-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e saj raportohet e stabilizuar. Turqia dhe Siria pas dy tërmeteve të fuqishme kanë regjistruar së bashku rreth 24 mijë viktima.  Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë gërmimet nën rrënojave me shpresën për të nxjerrë gjallë qytetarët e mbetur poshtë ndërtesave të shembura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy